Dy ditë më parë, ndjekësit e Anës dhe Arsimit vunë re disa detaje, që i bënë të dyshonin se çifti i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.
Mirëpo, para se mes çiftit të merrte fund, Arsimi i kishte dedikuar një këngë të tijën Anës, për të cilën është penduar.
Siç ka paralajmëruar më herët, ish-konkurrenti po punon seriozisht për t’iu futur muzikës dhe teksti i njërës prej këngëve të tij i dedikohej pikërisht Anës.
Për këtë arsye, ai dëshiron ta korrigjojë. Në InstaStory, Arsimi ka ndarë me ndjekësit këtë pjesë, teksa shkruan:
“Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba.
Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/17/auto_sjsjdjdj1618649745.jpg)