Ai tashmë është shndërruar në një nga artistët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.
Fjala është për reperin Bardhyl Idrizi, i cili për publikun është bërë i njohur me emrin artistik Bardhi.
I njëjti deri më tani ka sjell një sërë hitesh dhe një të tillë duket se do ta publikojë së shpejti.
Përmes rrjeteve sociale, krijuesi i hitit “Betohemi” ka njoftuar se do ta lansojë projektin e radhës më 23 prill (e premte).
“E gjeta divën më duket. 23 prill do e shihni edhe ju”, ka shkruar ai në njërin nga postimet.
Ndërkohë që në anën tjetër Bardhi deklaron se është beqar, përkundër se ka vënë në dukje titullin e këngës së re “Diva”.
“Divën e gjeta, por prapë se prapë beqar”, vazhdoi në tjetrin postim Idrizi.
Bardhi vetëm një javë më parë publikoi projektin “Lot”, i cili për pak ditë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube.