Reperi Black Rob, i lindur si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”, i njohur më shumë për hitin e tij të vitit 2000 “Woah”, ka vdekur në moshën 51 vjeçare.
Vdekja u konfirmua nga ish- shoku i tij i grupit, Mark Curry, i cili postoi një video – mesazh emocionues të shtunën në Instagram.
“Rob vdiq rreth një orë më parë”, tha Curry. “Nuk e di nga të filloj, por ju falënderoj të gjithëve për donacionet”.
Ai shtoi, “Ne kemi humbur shumë legjenda dhe nuk kemi mundësi të humbasim më”.
Mark kishte bërë javën e kaluar një apel të GoFundMe për të ndihmuar Ross ‘të gjente një shtëpi, të paguante për ndihmë mjekësore dhe stabilitet gjatë këtyre kohërave’.
Apeli filloi pasi komuniteti i hip-hopit u shqetësua për Robert, i cili e kujtoi të ndjerin DMX nga një shtrat spitali, në një seri videosh që përshkruanin shumë probleme të tij mjekësore.
Seritë e postimeve të Black Rob në Instagram u shpërndanë nga DJ Self javën e kaluar.
“Unë jam duke luftuar me këtë për pesë vjet. Katër goditje. Nuk di çfarë t’ju them… Unë nuk kam asnjë shtëpi për të jetuar”, tha reperi.