Divorci me Kanye West nuk është duke e penguar për tu zbavitur.
Bomba 40-vjeçare e cila është në procesin e divorcit nga burri i saj i tretë Kanye West, goditi qytetin në Miami për një natë me miqtë të premten.
Ajo u pa duke buzëqeshur ndërsa kishte veshur një ansambël të bardhë që i shfaqte barkun e tonifikuar dhe shpinën.
Kim e shoqëroi dukjen me një fustan mini që i nxirrte në pah linjat e bukura dhe këmbët joshëse.
Personaliteti i medias mbajti këmbët e saj të hijshme të ekspozuara në veshje, duke i kompletuar me një palë sandale të larta me rripa lëkure gjarpri që i mbështilleshin gati deri në gju.
Flokët e gjata themelueses së KKW Beauty iu panë të lëshuara teksa i kishte ndarë në mes.
Karakteristikat e saj mahnitëse të fytyrës ishin plotësisht të rregulluara për natën të cilat përfshinin një buzëkuq të hijezuar.
Ajo u bashkua me miken e saj Stephanie Shepherd për mbrëmjen ndërsa më vonë publikuan postime nga një garazh parkimi në rrjetet e tyre personale.