Kim Kardashian ndau një imazh të ri në Instagram, ku tregon gjerdanin e ri me diamante verbuese, të bërë me porosi.
Më parë është thënë se Kim ishte zotuar të mos postonte bizhuteritë e saj në mediat sociale, pasi ajo u bë shënjestër e grabitësve në Paris në 2016-ën.
Kim u kërcënua me armë në dhomën e saj të hotelit gjatë një grabitjeje, ku pa hajdutët duke i vjedhur xhevahire me vlerë 10.5 milionë dollarë.
Por të shkuara të harruara! Gjerdani i saj i fundit, sipas thashethemeve, arrin vlerën 150 mijë dollarë, vlerë e një shtëpie luksoze.
Pak ditë më parë ajo u cilësua nga Forbes zyrtarisht si miliardere, me një pasuri prej 1 miliardë dollarë.