Këngëtarja Xhesika Polo, e ftuar në studion e “Why Not” në RTV Ora ka folur për veshjen e saj të shumë komentuar në rrjetet sociale.
E pyetur nga moderatorja Roza ALti nëse qëllimi i saj është konkurrenca me Tunën për t’u ngjitur në piedestal si “zogu më i mirë prej krejtve” Polo thotë se nëse do të kishte këtë qëllim do ta kishe filluar “luftën” që në daljet e saj të para në skenë.
Waxhëxhaxha kishte një pyetje dhe tha po mirë pse Xhesika kishte dalë me atë veshjen ashtu që t’i tregonte të tjerëve se është “zogu më i mirë prej krejtve?” A do ta hedhësh nga piedestali Tunën?
Xhesika Polo: “Kam përshtypjen që Tuna nuk e ka fare më qëllim që të rrijë në piedestal duke qenë se është shkëputur dhe nga muzika. Unë nëse do doja të isha “zogu më i mirë prej krejtve” këtë luftën do ta kisha nisur qëkur kam dalë për herë të parë në skenë. Nuk kisha nevojë që të bëja një këngë personale.”