Reperja ka postuar një video me reperin Mozzik.
Reperja e njohur shqiptare vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, shkruan lajmi.net.
Ajo jo rrallë herë ndan imazhe nga jeta e përditshme dhe karriera në llogarinë zyrtare të Instagramit.
Së fundmi ajo ka postuar në Instastory “pa qëllim” një video të Mozzik.
Në videon e publikuar Hana dëgjohet teksa e thërret Mozzikun “babi, babi” dhe Loredana e drejton kamerën nga reperi dhe e largon telefonin menjëherë.
Si duket çifti tashmë janë duke jetuar së bashku dhe sipas shumë aludimeve ata së shpejti do të bëhen edhe me një fëmijë.