Të gjitha dedikimet që i bëri ditën e fundit.
Patjetër që pas gati 70 viteve bashkë mbretëresha Elisabeth do të kishte disa detaje në varrin e bashkëshortit të saj. Këto detaje janë zbulua dhe janë:
Një letër në të cilën shkruhet- “Te dua, Lilibet”.
Ky i fundit është emri me të cilin familjarët e thërrisnin Elisabetën kur ka qënë e vogël dhe sipas burimeve princi Philip ishte personi i fundit që vazhdonte i thërriste kështu deri në ditën që u largua nga jeta.
Gjithashtu lulet e vendosura mbi arkivolin e princit ishin zgjedhur nga vetë ajo.
Mbretëresha gjithashtu nuk harroi ta nderonte me detaje nga veshja e saj, varësja dhe vathët me perla që ka vendosur dhe në ditën që ajo dhe Philip kanë shkuar për muaj mjalti, ditën e fejesës por edhe të martesës.
Këto kanë qënë mënyrat e saj për të shprehur respektin dhe dashurinë që i lidhi ata për gjithë këto vite.