Këngëtarja ka vite që është larguar nga skena muzikore.
Ajo ka qëndruar pasive derisa nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor tash e sa vite.
Së fundi, përmes rubrikës ‘Pyetje dhe përgjigje’ në Instagram ajo është pyetur nga një ndjekë për arsyen se pse nuk ka vazhduar me karrierën e saj muzikore.
Gjira u përgjigj teksa publikoi disa fotografi nga projektet e saj muzikore dhe tha se muzika e ka tradhtuar.
Theksojmë se, këngëtarja është e martuar dhe po e shijon jetën e saj familjare bashkë me fëmijët e saj.
Rikujtojmë se, nuk ka shumë muaj që është bërë nënë për herë të dytë duke lindur një vajzë.