Ajo do të festoj ditëlindjen me vetëm familjarët e saj më të afërt.
Këtë javë, mbretëresha Elizabeth do të kaloj ditëlindjen më të vetmuar deri më sot. Pas 7 dekadave me burrin e saj, princin Philip, tani ajo do të festoi ditëlindjen e saj vetëm.
Mbretëresha e vejë do të mbush 95 vjeç të mërkurën, dhe do të festoj ditëlindjen e saj e rrethuar nga pak njerëz të dashur dhe stafi i kështjellës mbretërore.
Çdo vit në ditëlindjen e saj, pallati publikonte një portret të ri të mbretëreshës, por këtë vit, nuk do të ketë portret.
Mungesa e princit Philip është më se e dukshme dhe duket sikur ditët e lumtura të mbretëreshës veçse kanë mbaruar.
Ndërkohë që njerëzve iu është ngrohur zemra kur panë fotografitë e William dhe Harry teksa bisedonin gjatë funeralit të gjyshit të tyre, atyre po iu thyhet zemra për mbretëreshën e vetmuar.
Anglezët gjithashtu janë shqetësuar shumë se si do të ndikoj për mbretëreshën përçarja e familjes që është shkaktuar nga largimi i Harry dhe Meghan.
Teksa të gjithë kanë urime për shëndet dhe jetë për mbretëreshën, ajo po që nuk duket të jetë entuziaste ndaj asgjë tani.