Rihanna i pëlqen kapelat e mëdha mjaft shumë.
Gjatë fundjavës, themeluesja e Fenty u pa të dilte nga restoranti Giorgio Baldi i Santa Monica-s i veshur me një kapelë që kishte dizajnin e zebrës, shkruan Baazar.
Rihanna e kombinoi pjesën e kapelës me një veshje po aq të guximshme, e përbërë nga një pallto që kishte ngjyra të ndezura, me pantallona të gjera nga Marni dhe një bluzë nga Dries Van Noten.
Këngëtarja e mbajti pjesën tjetër të paraqitjes gjithashtu mjaft interesante, duke shtuar një palë taka të bardha nga The Attico, të cilat plotësonin kapelën në mënyrë të përsosur.
Këngëtarja e “Umbrella” është e njohur për ndërmarrjen e rreziqeve në stilin e veshjes, dhe seria e saj e fundit e ansambleve të guximshme, të kapura nga personazhet, janë vetëm vërtetim i mëtutjeshëm.
Ajo përundoi pamjen e darkës me syze dielli drejtkëndëshe të dizajnuara nga marka gjermane e syzeve Kuboraum në një nuancë të gjelbër.