Anita Dervishi është kandidate për deputete në zgjedhjet që do të mbahen ditën e dielë në Shqipëri dhe synon një karrige në sallën e Kuvendit.
Ajo mban numrin tre në listën e kandidatëve, në qarkun e Durrësit për partinë e kreut të Konservatorëve Kujtim Gjuzi, i cili është regjistruar në KQZ me “Aleanca Bashkimi Popullor ABEOK”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/20/auto_0981618909920.png)
Kandidatja për deputete ka bërë fushatë edhe në rrjetet sociale, ku në Instragram, bien në sy pak postime që të kenë lidhje me aktivitetin politik dhe fushatën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/20/auto_0991618909929.png)
Ajo që bie lehtësisht në sy janë fotot e Anita Dervishit, me poza dhe veshje provokuese dhe ku nxjerr në pah linjat trupore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/20/auto_0001618909934.png)
Ndërsa një tjetër detaj që mund të veçohet është se në postimet e vazjës që aspiron të bëhet deputete, nuk mungojnë gabimet drejtshkrimore, si mungesa e ë në emrin e qytetit të Fushë Krujës apo shënimi i emrit Shqipëri me sh të vogël.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/20/auto_001618909943.png)