Çifti i njohur i estradës kanë filluar pushimin e radhës në Spanjë.
Genta Ismajli dhe Huseyin Usta janë një ndër çiftet më të përfolura të estradës shqiptare.
Bisnezmeni turk nuk dështon ta befasojë këngëtaren shqiptare thuajse çdo ditë me dhurata apo dedikime dashurie.
Çifti i dashur për publikun tashmë janë duke shijuar pushimin e tyre të radhës në një nga vendet më të bukura, Barcelonë.
Ata kanë ndarë pamje të vendit të bukur me ndjekësit e tyre në Instagram, nëpërmjet fotografive dhe video të ndryshme.
Genta për momentin po shijon suksesin e duetit “Level Up” me reperin shqiptar Fero, i cili u prit mjaft mirë nga fansat e tyre.