Antonela shpërtheu në lot pas përplasjes që kishte me Blerimin.
Në puntantën e djeshme në “Përputhen”, pati debat të ‘nxehtë’ mes Antonelës dhe Blerimit.
Tensione, britma e ofendime kishte mes dy konkurrentëve, të cilët pas disa takimeve, kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.
E gjithë kjo situatë erdhi pas rikthimit të Atdheut në program, ku Antonela ishte shumë e afërt me të edhe në takim.
Përplasjet mes tyre vazhduan gjatë gjithë puntantës, ndërsa pas përfundimit të emisionit, konkurrentja shpërtheu në lot.
Ajo doli nga studio dhe u mbyll në banjo, ndërsa po qante sepse tha që është ndjerë e ofenduar nga fjalët e Blerimit.
“Blerimi më quajti k*rvë”, tha Antonela, të cilës po i qëndronte Atdheu afër në ato momente.