Stilisti i njohur shqiptar mori vaksinën anti-COVID.
Stilisti shqiptar Valdrin Sahiti me anë të rrjeteve sociale, ka njoftuar se është vaksinuar kundër COVID-19.
Ai me anë të një postimi, bëri të ditur se sot (e martë) u vaksinua me vaksinën kundër koronavirusit.
Made, ai këtë vaksinë e mori në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania”, teksa ndau edhe fotografi me të cilën dëshmon se është vaksinuar.
Lloji i vaksinës që e mori Valdrini është “AstraZeneca” dhe kjo vetëm një ditë pas arritjes së dozave të reja me vaksina në Shqipëri.
Kujtojmë se 95 mijë doza të vaksinave anti-COVID pritet që të arrijnë në Kosovë gjatë muajit maj.