Fero po vjen me album të ri.
Reperi Fero vitin 2021 e ka filluar me disa projekte muzikore dhe po vazhdon ende të jetë aktiv.
Artisti, së fundi ka bërë të ditur se albumi i tij është gati, por ka vetëm një dilemë rreth kohës së publikimit.
“Dërgojau këtë mesazh. Albumin pe doni? Maj apo Qershor”, ka shkruar Fero, teksa pret përgjigjet e fansave.
Në javën e parë të muajit prill, reperi publikoi këngën “Wumm Wumm”, në bashkëpunimm e Gorgy dhe Gent.
Sa i përket jetës private, Fero pritet që së shpejti të bëhet baba për herë të parë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/20/auto_176300097_458847295184029_8040811027003529623_n1618925813.jpg)