Arbana ka rrëfyer detaje nga jeta private.
Arbana Osmani përmes rrjeteve sociale njofton ndjekësit e saj për çdo të re nga ajo.
Së fundi, moderatorja i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, të cilët ishin kureshtar të dinin më shumë rreth jetës private dhe asaj profesionale.
Dikush nga ndjekësit e pyeti përse nuk e tregon portretin e Diellit, ndërsa ajo tha se nuk i duket e arsyeshme që ta ekspozojë një fëmijë, deri në moshën kur ta dëshirojë vet një gjë të tillë.
Fansat kureshtar e pyetën nëse planifikon që të bëjë dasmë me Eduart Grishajn, kurse ajo tha se i bëhet shpesh kjo pyetje, ndërsa nuk tregoi saktësisht nëse do ta bëjë dasmën.
Në anën tjetër, Arbana u pyet nëse planifikon ta zgjerojë familjen, pra a ka dëshirë të bëjë një vajzë.
“Ja ku e kam edhe gocën”, ishte përgjigja e moderatores, duke postuar një foto me mbesën e saj.