Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk është shumë aktive me projekte të reja muzikore.
Por, artistja së fundi ka vendosur të rikthehet me një projekt të ri, i cili pritet të dalë në treg shumë shpejt.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të shkrepur në studio muzikore gjatë punës për këngën e re dhe shkruan “Së shpejti”.
Beatrix nuk ka preferuar të japë shumë detaje rreth asaj kënge, por u mbetet fansave të presin e të shohin se çfarë ka përgatitur këtë herë.
“Dancing with the devil”, është projekti i fundit muzikor nga Beatrix Ramosaj, i publikuar dhjetorin e vitit të kaluar.
