JLo ka lënë pas çështjen e divorcit.
Ka pak ditë që çifti i njohur i Hollywood-it, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë njoftuar se i kanë dhënë fund lidhjes disavjeçare.
Dyshja e konfirmuan ndarjen përmes një deklarate, ku thanë se preferojnë që të qëndrojnë miq dhe do t’i ruajnë raportet me njëri-tjetrin.
Edhe pse ata njoftuan se po ndahen miqësisht, qarkullojnë thashetheme se një aferë dashurie e Alex Rodriguez me një tjetër femër, u bë shkak i ndarjes së tyre.
Së fundi, Jennifer publikoi disa imazhe nga prapaskenat e projektit të ri filmik, teksa po xhiron në Republikën Domenikane.
Ajo kishte veshur pantallona të bardhë e këmishë blu, ndërsa po shijonte një kafe në pauzë të xhirimeve të “Shotgun Wedding”.
“Biseda e kafesë. “Shotgun Wedding”, shkroi aktorja, duke treguar se gjendet në Republikën Domenikane.



