Me 22 prill është dita e Tokës në të cilin kryhen aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me pastrimin e saj.
Dhe, sot një iniciativë e ka marrë edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu bashkë me këngëtaren, Rryva Kajtazi.
Ishte, Ryva ajo e cila ka publikuar një video në storien e saj në Instagram derisa shihet e veshur me një bluzë të bardhë dhe dorëza.
Këngëtarja në videon e publikuar i ka bërë tag edhe deputetes teksa ajo shihet duke dhënë një prononocim.
Ndryshe, nuk dihet nëse ka fytyra tjera publike të cilët kanë zgjedhur të angazhohen sot në këtë aktivitet.