Pjesa e tretë e filmit të njohur “The Conjuring” po vjen.
Është publikuar trajleri i “The Conjuring: The Devil Made Me Do It”, duke sjellë përsëri Ed dhe Lorraine Warren (të luajtur nga Patrick Wilson dhe Vera Farmiga).
Ky do të jetë filmi i tretë në serinë e filmave horror të Wan-it dhe njëherësh pjesa e tretë e filmave “The Conjuring”.
Wan ishte regjisor në dy pjesët e para të filmit, ndërsa tani ia dorëzoi këtë detyrë regjisorit të “The Curse of La Llorona, Michael Chaves.
Filmi do të dalë në HBO dhe kinema më 4 qershor 2021.
“The Conjuring: The Devil Made Me Do It”, ka filluar të punohet që nga viti 2017, kur skenaristi David Leslie Johnson-McGoldrick filloi për herë të parë në skenar.