Diçka e re po vjen nga Xhensila.
Xhensila Myrtezaj ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor, i cili do të jetë i pari për këtë vit.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi, të cilat i ka shkëputur nga përgatitjet për xhirimin e videoklipit.
“Ne po përgatitemi…???”, shkroi ajo sipër imazheve, në të cilat shfaqet e veshur në të zezë dhe vë në fokus gjoksin.
Xhensila kishte aplikuar një grim më të rëndë në fytyrë, ndërsa flokët i kishte lënë të lëshuara në kraharor.
Projekti i fundit i Xhensilës është “Panorama”, të cilin e solli verën e kaluar në bashkëpunim me Ardian Bujupin. Kënga në fjalë numëron 55 milionë klikime.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë kësaj radhe Xhensila Myrtezaj.