Artisti i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, prej vitesh njihet për anën e tij humane.
Ai së fundmi ka bërë një postim në “Instagram”, me anë të të cilit tregon se ka dhuruar 2000 euro për shërimin e Aleas, e cila vuan nga Teratoma Sakrokociksiale, lloj i rrallë tumori.
Alea ka lindur me tumor, e teksa është operuar dy herë në Kosovë, tetë herë kishte marrë kimioterapi, por duhet të vazhdojë trajtimin në Turqi.
“Edhe për Alean 2000 euro. I dashur qytetar, ashtu si dua të qeshi unë, ju fëmija juaj e tanët, duam që të buzëqeshin prindërit e kësaj engjëllushe.
Prandaj ne sot ia ndajmë 2000 euro e vazhdoni të gjithë ta ndihmojmë”.
“Nëse ka nevojë brenda orës ia mbledhim edhe vetë, por meqenëse familja ka marrë aksion ne i ndihmojë shpresojmë se edhe ky është një sevap, e solidarizim që kemi bërë së bashku që 15 vite vazhdimisht”, ka shkruar ai.
Labinoti, pak muaj më parë bëri donacion 10 mijë euro, grave të Krushës së Madhe, e po ashtu dhuroi 2000 euro për fondin e çlirimtarëve.