Demi pozoi e mbuluar vetëm me petale trëndafilash.
Modelja Demi Rose nuk i harron provokimet në secilën paraqitje publike dhe komentohet shumë për to.
Së fundi, bukuroshja uroi ndjekësit me rastin e “Ditës së Tokës”, ku u shfaq tejet provokuese, duke mos mbajtur asgjë në trup.
Ajo pozoi e shtrirë në natyrë, ndërsa ishte tërësisht e zhveshur dhe kishte mbuluar gjoksin me petale të trëndafilave.
“Gëzuar Ditën e Tokës❤️ Ka qenë një bekim të përjetosh jetën në këtë planet të bukur që nuk i japim mjaftueshëm kredi.??”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Demi Rose shumë shpejt ka bërë paraqitje të tilla provokuese në rrjete sociale.