Kim duket provokuese edhe kur ulet për të mësuar.
Ylli televiziv, Kim Kardashian, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.
Së fundi, bukuroshja publikoi disa fotografi, me të cilat tregoi linjat trupore e veshur me bikini dypjesëshe.
Ajo ishte ulur në diell për të mësuar, ndërsa para saj kishte një numër librash si dhe laptopin, por vëmendja ishte diku tjetër.
Kim fotografoi trupin nga afër dhe komentet e ndjekësve ishin të shumta në këto fotografi të saj.
“Duke mësuar në diell”, është mbishkrimi që ajo ua ka lënë fotografive.
Kujtojmë se Kim Kardashian së fundi është komentuar shumë për divorcin nga reperi Kanye West.