Dy emra të njohur u bënë bashkë për një projekt të ri.
Ylli i muzikës pop, Ariana Grande dhe The Weeknd kanë publikuar projektin e ri muzikor.
“Save your tears”, titullohet kënga të cilën dy artistët ia kanë realizuar remiksin, i cili po pritet mirë në publik.
Kënga “Save your tears” u publikua tre muaj më parë nga The Weeknd dhe numëron 296 milionë klikime në YouTube.
Kënga ishte komentuar shumë për paraqitjen e The Weeknd në klip, ku erdhi tërësisht ndryshe.