Reperja e njohur ka publikuar disa fotografi në Instagram.
Loredana është mjaft aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ajo ka treguar se po e shijon kohën me ?Hanën.
Në llogarinë e saj në Instagram Loredana ka ndarë me fansat disa fotografi ku shihet e shtrirë me Hanën në përqafim.
Në imazhet e publikuara Hana shihet e buzëqeshur, me flokët e larguara nga fytyra ndërsa shihet e veshur me rroba mjaft me stil duke u kombinuar me nënën.
Fotografitë morën mijëra pëlqime dhe komente menjëherë pas publikimit, duke i komplimentuar ato në dukje.