Në emisionin e sotëm të “Përputhen +40” , Olti ftoi në kërcim Linditën dhe ajo pranoi. Dyshja filluan të kërcenin bashkë, por kjo u prit me xhelozi nga Ndriçimi.
Ai u çua nga vendi i tij për t’i dhuruar një lule Linditës në mes të kërcimit. Videoja e këtij momenti është publikuar në faqen zyrtare të “Përputhen”, ku është vënë re një koment nga Juli.
“Bravo rinia, bravo”, ka komentuar ai duke shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/24/auto_01619296834.png)
Kujtojmë se Juli hyri në “Përputhen” pak muaj më parë.