Moderatorja e njohur i ka dedikuar një postim të ëmbël vajzës, Emit.
Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, në qershor të vitit 2020, solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën të cilës ia vuri emrin Emi.
Jonida vazhdimisht i dedikon të bijës statuse të ëmbla dashurie, që ngrohin zemrat e ndjekësve.
Në postimin e fundit në Instagram, Jonida ka ndarë sonte një foto shumë të ëmbël të Emit, të cilës i ka zbuluar portretin kësaj radhe.
“Si tja bëj që më vjen ta haaaa këtë krijesë. Vdiqa”, shkroi Jonida në mbishkrimin e fotografisë së ëmbël.