Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po kalon një periudhë të mirë të jetës në Australi.
Bukuroshja, e cila ka shënuar suksese të shumta në karrierë, në fillim të këtij viti i është bashkuar “The Voice of Australia”.
Derisa po qëndron për kompeticionin muzikor, ajo po vazhdon me aktivitetet e zakonshme siç është edhe palestra.
Këtë të diel duket se ylli shqiptar e ka nisur në palestër, marrë parasysh që përkon mjaft shumë me vikendin dhe një ditë për të qenë më e relaksuar.
30 vjeçarja ka ndarë disa imazhe para pasqyrës, në të cilat duket në formë të mirë me linja atraktive.
Se kujdeset për fizikun këtë e ka dëshmuar thuajse që nga fillimi i karrierës në bazë të postimeve që ka sjell.
Biondja së fundmi është parë e shoqëruar nga regjisori Taika Waititi, me të cilin ngjalli dyshime se ka nisur një lidhje të re dashurie.
Megjithëse, akoma nuk është bërë një mohim apo pohim nga dyshja e famshme botërore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/25/auto_176570607_463235011572602_5994188498794172314_n1619337981.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/25/auto_175524443_3914181068634933_47904944534741589_n1619337981.jpg)