Adele pati fituar një “Oscar” dhe një “Golden Globe” për këngën e saj "Skyfall" në filmin e “James Bond”.
Këngëtarja britanike ka bërë të ditur se po synon një arritje tjetër të madhe, që pritet të jetë nga bota e filmit.
Adele, 32-vjeçare ka bërë të ditur se ekipi i saj është duke punuar që t’ia mundësojë asaj një paraqitje sa më të mirë në një prej filmave të ardhshëm hollivudian.
“Ekipi i Adeles do të bënte gjithçka për ta bërë të lumtur atë”, ka thënë një burimi.
Pavarësisht kësaj, ekipi i këngëtares nuk dëshiron që ta lodhë shumë atë pasi dëshiron që ajo të jetë e lirë për të kryer edhe albumin e saj të radhës.
Kujtojmë se Adele është ndarë nga bashkëshorti i saj këtë vit, me të cilin ka një djalë.