Qytetarët shqiptarë janë duke votuar këtë të diel për të zgjedhur qeverinë, e cila do t’i përfaqësojë në 4 vitet e ardhshme.
Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, ka zbuluar përmes disa postimeve në “Instastory” se e ka kryer detyrën e saj si qytetare dhe ka votuar.
Xhensila ka postuar fillimisht një fotografi ku tregon dorën e saj dhe të bashkëshortit, Bes Kallaku, ku shihet qartë gishti i bërë me bojë. Foton nuk e ka shoqëruar me ndonjë shkrim, thjesht ka vendosur një emoji trëndafili të kuq.
Më pas ajo ka postuar një “selfie” ku shfaqet sërish me aktorin e njohur të humorit, duke zbuluar edhe njëherë se kanë votuar.