Këngëtarja Shyhrete Behluli ka ardhur me projekt të ri muzikor.
Në llogarinë e saj në Youtube ajo hodhi projektin e titulluar ‘Zemra e prindit’, projekt ky që duke u nisur nga titulli, kuptohet se bëhet fjalë për një lidhshmëri shumë të veçantë.
Teksti i këngës u shkrua nga Fatmir Muja, muzika nga Ylber Aliu, kurse, orkestrimi nga Miti Geci.
‘Zemra e prindit’ u finalizua edhe me klip, nga Vizion Media.