Arbana Osmani ditën e djeshme është shfaqur në program e veshur me një fustan të verdhë, të cilin e ka ricikluar nga gardëroba e vjetër. Pak ditë më parë, duke publikuar një video nga dhoma e grimit, ajo shkruante:
“Ia dolëm ta mbërthejmë dhe fustanin e para 8 viteve.”
Dje, moderatorja ka publikuar edhe fotot e vjetra, që i përkasin marsit të vitit 2014, ku shfaqet me të njëjtin fustan, të kombinuar me këpucë të kuqe me takë dhe platformë.
Ndërsa mbrëmjen e kaluar, në “Dua të të bëj të lumtur”, ajo e kishte kombinuar fustanin me një palë stileto të zeza.
Nuk mund ta mohojmë që duket po aq elegante sa 7 vjet më parë.