Po mbaron aty ku filloi gjithçka.
Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez u panë duke darkuar së bashku gjatë fundjavës në Hotel Bel-Air në Los Angeles. Kështu kanë bërë me dije burimet ekskluzivisht për Page Six, të cilët thanë se ish-çifti ishte në hotelin luksoz të premten në mbrëmje - pak më shumë se një javë pasi konfirmuan se do të ndaheshin.
Është i njëjti restorant ku ata shkuan në takimin e tyre të parë në vitin 2017. Lopez gjithashtu thuhet se zotëron një rezidencë prej 28 milionë dollarësh në atë lagje.
J.Lo dhe A-Rod dukeshin të afërt dhe takimi dukej miqësor.
"Mes tyre dukej se ende kishte dashuri dhe respekt", -tha burimi.
Është e paqartë se për çfarë ishin takuar, por thuhet se ata po vazhdojnë të punojnë së bashku në projekte biznesi.