Këngëtari i ri nga Kosova, Gjesti është duke punuar në lansimin e projektit të tij të ri.
Rep-artisti i talentuar është njëri nga më të pëlqyerit në skenën tonë.
Këngët e tij të para si ‘Idiote’ dhe ‘Alo’ janë dëgjuar shumë, por ai tani po sjell një tjetër projekt për adhuruesit e këngës së tij.
‘U halite’ titullohet kënga e re nga Gjesti, këngë e cila do të publikohet më 7 maj.
