Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka kohë që është duke jetuar në Stamboll.
Sipas imazheve që ajo sjell në rrjetet sociale, shihet se po kalon kohë mjaft të mirë e rrethuar me gjërat më luksoze.
Prej kohësh, është përfolur se Morena do të hap një biznes të ri në Stamboll e kësaj pritje i erdhi fundi.
Ish-Missi ka zgjedhur të provojë industrinë e bukurisë duke hapur një klinikë.
Morena ka ndarë pamje të investimit të saj përmes rrjeteve sociale, hapja e të cilit është çështje javësh!