Emina ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.
Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë është e martuar me miliarderin Sam Nazarin, me të cilin ka dy vajza.
Emina përmes një fotografie të bukur me dy vajzat e saja të cilat kishin veshur bikini të njëjta zbuloi se do të bëhet edhe me një djalë së shpejti.
“Një djalë i vogël është në rrugë dhe ne të gjithë jemi shumë të lumtur”, shkroi Emina.
Ajo sot ka treguar se si e mban në formë trupin e saj ndonëse është shtatzënë me fëmijën e tretë.
Modelja e njohur tregoi se përdor ushtrime të ndryshme për të pasur fleksibilitet gjatë muajve të pritjes së ëmbël.
