Vogëlushja e Gigi Hadid dhe Zayn Malik po kalon kohë së fundmi me gjyshen e saj.
Yolanda Hadid dhe i dashuri i saj, Joseph Jingoli kanë shëtitur së bashku në rrugët e New York me Khain.
Yolanda është fotografuar duke treguar vëmendjen maksimale gjithë kohës tek mbesa, duke e bërë kështu më së miri detyrën e saj si gjyshe.
Ajo kishte veshur një veshje në ngjyrë të zezë dhe është parë se duke u kujdesur për Khain ka biseduar edhe me Joseph.
Në muajin janar, me një foto të ëmbël me mbesën në krahë, Yolanda tregoi se i kishte munguar kjo ndjesi teksa kujdeset me shumë përkushtim për më të voglën e shtëpisë.
