Ne nuk e dimë çfarë bën bashkëshorti juaj për ju, ama dimë se çfarë bën Jakub për Afërditën.
Ka qenë kjo e fundit e cila ka ndarë një video ku sportisti shfaqet duke i rregulluar dhe vendosur lidhëset e atleteve.
“Gjithmonë duke rregulluar lidhëset e mia”, ka shkruar Afërdita duke u ndjerë kështu jo pak e përkëdhelur nga Jakub.
Nëse mendoni se modelja e ka pasur kujdesin dhe vëmendjen maksimale vetëm gjatë pritjes së ëmbël, atëherë gaboheni.
Jakub është një detajist në çdo kohë kur bëhet fjalë për dashurinë e tij dhe këtë sapo na e vërtetoi sërish Afërdita.