Epo tani nuk kemi më asnjë pikë dyshimi se Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë bashkë! Çifti i njohur i aktorëve janë nisur prej disa ditësh për pushime së bashku në ishujt Maldive. Prej andej, në mes të parajsës, ditën e sotme ata kanë konfirmuar se janë duke jetuar një histori dashurie.
Kerem-i ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet brenda një kanoe së bashku me Handen. Të dy ata duket se janë duke e shijuar në maksimum këtë moment dhe aktori i famshëm ka konfirmuar se janë vetëm për vetëm në ishull.
“Në mes të oqeanit me një kanoe dhe vetëm ne të dy… perfekte”, ka shkruar Keremi përkrah fotos.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Hande, pasi ka ndarë në Instagram foto me Kerem-in.
“Lumturia jonë i bën edhe spërkatësit të kërcejnë… perfekte”, ka shkruar aktorja turke në fotot me partnerin.
Para disa ditësh fansat e Hande-s dhe Kerem-it vunë re se dyshja ishin nisur për pushime me njëri-tjetrin në Maldive. Fillimisht aktorët publikuan foto nga i njëjti vend me disa shprehje, që linin vend për dyshime për romancën e tyre.