Kjo thënie e tij vije pasi ylli televiziv publikoi një imazh në krahë të partnerit të saj të ri.
27-vjeçari, i cili datoi me Kourtney prej vitit 2016 deri në 2018 siç duket është prekur nga puthja që ish e dashura i ka dhuruar muzikantit Travis Barker.
Ai shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me atë imazh derisa tha se paturpësia nuk ekziston më.
“Paturpësia është bërë aq normale në shoqërinë e sotme sa që modestia është bërë e çuditshme”, shkroi ai teksa më vonë e fshiu postimin.
Në imazhin që Kourtney publikoi më të dashurin ajo u shfaq vetëm në bikini ku shihet duke iu hedhur në përqafim atij.
‘Ashtu si parajsa’, shkroi Kourtney në mbishkrim. Theksojmë se ish i dashuri i saj, Bendjima bëri një koment tjetër të theksuar ku motra e Kourtney, Khloe e etiketoi atë ‘negativ’ dhe ‘toksik’.
Në një përgjigje, Bendjima shkroi në Instagram: “Bëni vetes një nder. Rrethohuni me ata që flasin për vizione, ide, qëllime, rritje, Jo ata që ulen dhe përgojojnë të tjerët. Dhe nëse e gjeni veten në atë situatë, justifikohuni dhe largohuni. Loja nis kur ju vendosni të largoheni nga një tubim i tillë”.