Aktorja e filmave për të rritur realizon sfidën me këngën e Don Xhonit dhe reperi ka dy fjalë për të

Mediale Vip

Aktorja e filmave për të rritur realizon sfidën me këngën e Don Xhonit dhe reperi ka dy fjalë për të

Më: 27 prill 2021 Në ora: 23:41
Don Xhoni

Freestyle i Don Xhonit “Make a pose”, ka tejkaluar çdo pritshmëri. Kjo këngë u bë shumë shpejt virale në rrjet, duke thyer kështu të gjithë kufijtë. Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë e kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Reperi publikoi para disa ditësh në Instagram videon e një modeleje ruse e cila argëtohet me këtë këngë të tij dhe e fton Don Xhonin në Rusi, duke iu drejtuar me përkëdheli “bebi” reperit shqiptar. Po ashtu ai rrëmbeu dhe vëmendjen e futbollistit të madh brazilian, Douglas Costa. Ky i fundit publikoi një video teksa e ndjek nga televizioni Don Xhonin duke performuar “Make a pose”.

Mirëpo lista nuk mbaron me kaq! Së fundmi reperi ka postuar në Instagram videon e aktores së njohur të filmave për të rritur, Alby Rydes. Kjo e fundit ka realizuar sfidën e famshme të TikTok-ut me këngën e Don Xhonit dhe reperi menjëherë e ka ndarë në Instagramin e tij. Ai është shprehur shumë i lumtur që Alby është tashmë fanse e tij, sepse më parë ka qenë ai fanse e saj.

“Ndoshta ti sapo u bëre fansja ime, por unë dhe shokët e mi kemi qenë gjithmonë fansat e tu”, ka shkruar Don Xhoni përkrah videos së Alby Rydes.

Rydes në fakt e njeh shumë mirë muzikën shqiptare, sepse vetë ajo e ka pranuar se është me origjinë nga Shqipëria. Alby Rydes është bërë e famshme pasi u bë pjesë e filmave +18 në vitin 2013 dhe sipas informacioneve ajo ka luajtur në 25 filma të tillë.

Image
Insta
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat