Aktorja është bërë nënë për herë të parë

Mediale Vip

Aktorja është bërë nënë për herë të parë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:28
Natalie Dormer

Aktorja 39-vjeçare, Natalie Dormer e ka sjell në jetë një vajzë në muajin janar të këtij viti.

Dormer dhe partneri i saj David Oakes, me të cilin është në lidhje nga viti 2019, në fshehtësi të plotë dhe larg syrit të publikut e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Ylli i serisë “Game of Thrones” duke bërë shaka tha se ka mbetur shtatzënë në kohë e përkryer, gjatë karantinës së koronavirusit.

Në një intervistë të fundit Dormer tha: “Është gjëja më e mirë dhe e përshtatshme për ta bërë gjatë një pandemie, të mbesësh shtatzënë dhe ta sjellësh në jetë një fëmijë në privatësi të plotë. Më duket se po tingëllojë pak klishe, dhe vajza me siguri pas 30 vjetësh do qëndrojë e ulur në një bar duke thënë ‘po, unë jam fëmijë i periudhës së COVID-19’. Mendoj se do të ketë shumë fëmijë të gjeneratës së koronavirusit, sepse çfarë tjetër kanë mundur të bëjnë njerëzit gjatë kohës së karantinës”.

Teksa aktorja e lavdëroi vajzën e saj, emrin e së cilës nuk e ka bërë ende publik, duke e quajtur një “gëzim absolut” në jetën e saj dhe të partnerit, Natalie e pranoi se po e ka të vështirë të adaptohet me detyrat prindërore dhe mungesën e gjumit.

Aktorja e cila ka luajtur në filma të shumë hollywoodian përfshirë këtu “Hunger Games”, “In Darkness” dhe “Captain America”, ndër të tjera ka treguar që po brengoset t’i kthehet punës në film dhe televizion, ngase nuk dëshiron ta humbasë fëmijërinë e saj. Dormer mendon se kjo mund të jetë koha e përkryer në jetën e saj për t’iu rikthyer skenës së teatrit, sigurisht porsa të përfundojë pandemia dhe të lejohet inskenimi i shfaqjeve me publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat