Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, është ndarë nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez, ditë më parë.
Ata janë duke u munduar që të mbajnë raporte sa më të mira me njëri-tjetrin, këtë e deklaroi një burim i afërt i ish-çiftit për revistën “People”.
“Jennifer dhe Alex janë duke u munduar të shohin se si mund të mbesin miq edhe pas përfundimit të fejesës”, ka thënë ky burim.
Lopez dhe Rodriguez u takuan për herë të parë në vitin 2017, ku vetëm dy vite më vonë, ata ishin fejuar.