Mbretëresha Elisabetë ka hequr zinë pas vdekjes së bashkëshortit të saj të shumëadhuruar, dhe në angazhimin e parë zyrtar që prej funeralit të tij, u shfaq me një fustan me lule dhe buzëkuq të fortë në ngjyrë të kuqe!
Më pak se dy javë pas ceremonisë mortore, veshjet e zeza u kthyen në dollapin e monarkes që i adhuron ngjyrat.
Elisabeta kishte vendosur po kështu vëthë, një gjerdan perlash, dhe një spilë me diamantë, të cilën e kishte marrë dhuratë për dasmë në vitin 1947.
Edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore kanë nisur t`i kthehen detyrimeve të tyre dhe ta mbushin axhendën me takimet e zakonshme, edhe ata të veshur si më parë.
Monarkja gjithashtu nuk vonoi t`i kthehej jetës së saj me ngjyra, ndryshe nga mbretëresha e dikurshme Viktoria, vajtimi i së cilës për të shoqin zgjati 40 vjet!