Është muaji i Shenjtë i Ramazanit e ilahi të tilla janë taman në kohë.
Po flasim për bashkëpunimin e dy artistëve Orhan Shaqiri dhe Safet Shaqiri që kanë ardhur me projektin "Ky Ramazan a do t`na ndryshon", i pari bashkëpunim.
Mësojmë se melodia është krijuar nga Rrahman Kryeziu me tekst nga Kreshnik Avdiu e vokale nga Safet dhe Hamza Shaqiri, mix-master nga Hamza Shaqiri, studio vëllezërit Shaqiri.
Regjia është bërë nga Raif Şinik dhe Ardian Stollaku me skenar nga Orhan Shaqiri e kamerat kanë qenë nga Raif Sinik për Kosovë dhe Ardian Marolli për Gjermani.
Projektin e dy vëllezërve Shaqiri mund ta ndiqni më poshtë.BS