Tregut të muzikës janë duke iu bashkuar shumë të rinjë të Kosovës të cilët me talentin e tyre janë duke kaluar edhe kufijtë e vendit.
E, njëra prej tyre është edhe Rina Blaka, e cila sonte e ka premierën e këngës së saj “ PICK UP THE PHONE”.
Rina Blaka është këngëtarja më e re në skenën e muzikës.Me këngën edhe zërin e saj, Blaka tregon se po hynë fuqishëm në tregun e muzikës.
“PICK UP THE PHONE”, u realizua në bashkëpunim me një ekip profesioniste. Tekstin e ” PICK UP THE PHONE” e ka shkruar vetë këngëtarja, Rina Blaka, muzika nga Adionthebeat, regjia dhe ekzekutiv producent, Jeton Dajakaj.