Afërdita i është rikthyer palestrës.
Afërdita Dreshaj pak javë pasi lindi fëmijën, ka nisur punën për t’i rikthyer linjat e dëshiruara.
Modelja ka publikuar disa video e fotografi, me të cilat bëri të ditur se i është kthyer palestrës pas pak javësh.
Ajo edhe pse ka pak kohë që e solli në jetë djalin Sky Blu, duket në formë shumë të mirë.
“Kthehem pas 6 javësh!!! Mezi pres t’ju tregoj njerëz”, ka shkruar Afërdita sipër videos së shkrepur në palestër.
Ndryshe, Afërdita deri në ditët e fundit të shtatzënisë nuk e kishte ndalur palestrën për asnjë moment.