19-vjeçari nga Shqipëria me rol kryesor në filmin amerikan ku do të flasë shqip

Mediale Vip

19-vjeçari nga Shqipëria me rol kryesor në filmin amerikan ku do të flasë shqip

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:49
Arbër Loci

Arbër Loci, 19-vjeçari nga Shqipëria do të luajë një rol kryesor në filmin e zhanrit horror “Blood Mixed”.

Në një lidhje me Skype për Shqipëria live, i riu nga Fushë-Kruja i cili jeton në New York, tregoi se do të ketë dy role në këtë film.

“Është një rol që jam me maskë dhe në pjesën e dytë, pjesa kryesore, është fundi i filmit. 

Personi që jeton duhet të më vrasë mua në fund që të vdesë vetë”, ka thënë ai, ndërsa njofton se roli i tij në film është rol negativ.

19-vjeçari ka treguar se është në rolin e një shqiptari dhe në film do të flitet shqip, por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

“Ky është filmi i parë ku luaj. Producenti më pëlqeu fizikun dhe kështu më zgjodhi’, tha ai.

Loci gjithashtu ka treguar se në shtator do të fillojë shkollën e lartë për aktrim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat